Informatika
Oops! Një virus me emrin “Britney Spears†kërcënon kompjuterat dhe Internetin
Britney Spears mund të shtojë edhe një shkallë në popullaritetin e saj global: ylli gazmor është bërë inspirim për një e-mail virus shkatërrues që ka filluar të shpërndahet nëpër rrjetin global të komunikimit, thanë të premten ekspertët. Virusi me emrin "VBS/Britney-A" dhe "VBS_BRITNEYPIC.A," konsiderohet të jetë me rrezik të vogël për shkak se ka infektuar një numër të kompjutorëve në Evropë pas zbulimit të tij të enjten në mëngjes, thanë ekspertët kompjuterik. Mirëpo për shkak se ajo përmban një attachment fotografi të 20 vjeçares Britney, zyrtarët e sigurisë të premten ende ishin në gjendje alarmuese. “Për shkak se mban emrin “Britney Spears†menduam se kjo ka potencial të shpërndahet†tha Natasha Staley, zëdhënëse për kompaninë britanike për siguri kompjuterike “Sophos Anti-Virusâ€. Emri “Britney Spears†vazhdimisht është një nga termet më të kërkuara nëpër makinat kërkuese në Internet, ndërsa këngëtarja në fjalë ka qenë inspirim edhe prapa web-faqeve të Internetit. Spears është atraksioni i fundit femëror që përdoret nga virus krijuesit me shpresë se do të rrisin numrin e viktimave të ardhshme. Këngëtarja aktore Jennifer Lopez ishte temë e një virusi të vogël kompjuterik që ishte kërcënim vitin e kaluar. Ekspertët kompjuterik thonë se nga ylli që përdoret më së shumti si motiv për krijuesit e virusëve edhe më tej është tenistja ruse Anna Kournikova. Gjatë muajit maj të vitit të kaluar virusi i ashtuquajtur “Anna Kournikova†shkaktoi mjaft dëme anembanë botës. Sipas Sophos, virusi Britney shpërndahet nëpërmjet programit të njohur Microsoft Outlook si dhe nëpërmjet kanaleve të IRC-së në Internet. Njëjtë si rasti i virusit Anna Kournikova, edhe ky mund të mbingarkojë severët kompjuterik dhe të ngadalësojë trafikun në Internet. (Reuters)
Vizituesit e web faqeve nuk dëshirojnë të paguajnë për të dërguar kartolina
Nëpër faqet siç janë Yahoo! dhe Hallmark.com të cilët edhe më tej i japin shërbimet e tyre falas, është shënuar rritje e numrit të vizituesve.
Trafiku i kartolinave në Yahoo! është rritur për 70 përqind, prej 5.4 milion vizitues në nëntor të vitit të kaluar, në 9.1 milion në dhjetor. Hallmark.com poashtu ka shënuar një rritje prej 74 përqind me gjithsej 8.2 milion vizitues.
Nga ana tjetër trafiku në “American Greetings Corp†ka shënuar rënie për 10 përqind gjatë muajit dhjetor, ndërsa trafiku i Bluemountain.com, faqja më e madhe e rrjetit të kompanisë, ka shënuar rënie prej 22 përqind – e gjith kjo për shkak se kanë filluiar të paguajnë për shërbimet e tyre. “Jupiter†ka shtuar se pasi që vizituesit kanë zbuluar modelin e ri me pagesë të ndonjëra nga web-faqet e kartolinave, ata kanë filluar të kërkojnë faqe tjera për të dërguar kartolina pa paguar. Shumë faqe të cilat deri paradokohe kanë ofruar shërbimet e tyre falas, kanë filluar të paguajnë për shkak të rënies në shpërnzimet e reklamimit.
(Reuters)
PC dhe Handy Terror
Sipas një studie britanike janë anketuar 856 të rinj në moshë prej 11 deri 19 vjeçarë. 16 % të tyre kanë bërë me dije se shpesh janë kërcënuar dhe penguar duke pranuar SMS nga persona të njohur si dhe të panjohur.
7 % të ryre paraqesin maltretime në dhomat e shumta të CHAT-it. Kurse 4 % lajmërojnë pengesa nëpërmjet të E-mailt.
29 % e tyre deri tani nuk i kanë treguar askujt për këtë maltretim, kurse gjysa tjetër iu kanë treguar shokëve të tyre.
BMW niset në rrugë me Microsoftin
Programi Windows CE i Microsoftit do të lejojë vozitësve të veturave BMW të drejtojnë, bëjnë thirrje telefonike dhe të kontrollojnë shumë veçori tjera të veturës. Seria 7 e BMW-së u në treg doli vjeshtën e kaluar në Gjermani dhe sapo është paraqitur në SHBA. Linja e re e BMW-së përdor sistemin navigacional nga Siemensi, e quajtur Siemens VDO Automotive AG, që përfshin sistemin operativ të Microsoftit. Microsoft paradokohe poashtu shpalli lansimin e Windoës CE për Automotive v3.5, versionin e ri të programit për vetura të bazuar në Windows CE. Qershorin e kaluar Microsoft ka thënë se gjatë vitit të ardhshëm, nëntë prodhues të automobilave do të prodhojnë vetura me paisje të vendosura në vetura që shfrytëzojnë sistemin operativ Windows CE, që lejon vozitësve të kontrollojnë kalendarët e tyre ose të përdorin komandat e zërit. Microsoft ka qenë duke punuar me komaninë këshilluese Accenture për të siguruar shërbimet e shtuquajtura “telematic†për vetura, që është një kombinim i telecomit dhe teknologjisë së të dhënave. (CNET)